Qindra punonjës në informalitet, Inspektorati: Bizneset me paga nën 40 mijë lekë, sigurime të papaguara dhe kontrata të parregullta

Qindra punonjës në informalitet, Inspektorati: Bizneset me paga nën 40 mijë lekë, sigurime të papaguara dhe kontrata të parregullta

Punë në të zezë, paga nën 40 mijë lekë, sigurime të paguara, kontrata të parregullta dhe mungesë sigurie. Në 2025 me qindra biznese janë kapur në shkelje në të gjithë vendin duke vazhduar të operojnë në informalitet. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet përgjegjëse si dhe fushatave të ndërmarra në 2025 janë inspektuar 9 mijë e 532 subjekte në rang vendi. Si rezultat, janë pezulluar 1,269 aktivitete, janë paralajmëruar 4,191 biznese, ndërsa janë gjobitur 268 për shkelje të ndryshme. Inspektorati Shtetëror i Punës bën të ditur se nga  gjobiti 268 biznese që u gjobitën vitin e shkuar, 98% e atyre që u gjetën duke punuar në të zezë janë formalizuar, ndërsa 2,538 punonjës të rinj janë deklaruar në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrollet e shtuara vazhduan dhe...