Pse bankat po favorizojnë bizneset dhe shtrëngojnë kreditë për blerjen e banesave?
Bankat po tregohen më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e katërt të vitit 2025, bankat kanë lehtësuar standardet, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve. Kërkesa e lartë për kredi nga ndërmarrjet është përkthyer në një numër më të madh kredish të miratuara nga bankat. Këto të fundit i janë përgjigjur pozitivisht nevojës së bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha për likuiditet dhe financimin e investimeve. Por pse u shtrënguan standardet, kushtet dhe termat e kreditimit për individët? Ato u shtrënguan vetëm në kreditë e dhëna për blerjen e banesave, ndërsa për kreditë konsumatore mbetën të pandryshuara. Shtrëngimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar...
Burimi:
sot.com.al