Plan i BSH për 2026: Deri në 450 mln euro do të tërhiqen nga tregu

Plan i BSH për 2026: Deri në 450 mln euro do të tërhiqen nga tregu

Banka e Shqipërisë ka bërë publik planin e ndërhyrjeve në tregun valutor për vitin 2026, duke paralajmëruar tërheqjen e një sasie të konsiderueshme eurosh nga tregu. Sipas kalendarit zyrtar, banka qendrore planifikon të blejë deri në 450 milionë euro, përmes ankandeve periodike gjatë gjithë vitit. Ndërhyrjet do të realizohen përmes 26 ankandeve valutore, me synimin kryesor forcimin e rezervave valutore të vendit, por edhe menaxhimin e flukseve të larta të euros që vijojnë të qarkullojnë në ekonomi. Ky plan vjen në një moment të ndjeshëm për tregun valutor. Vetëm një ditë më parë, kursi i këmbimit shënoi një nivel rekord, me euron që zbriti deri në 96,1 lekë, niveli më i ulët historik në tregun vendas. Dobësimi i euros lidhet me prurjet e larta valutore...