Plakja e popullsisë dhe pensionet, ja çfarë tregojnë projeksionet
Qeveria po bën një analizë të thelluar dhe afatgjatë të financave publike me fokus të veçantë te sistemi i pensioneve, në kuadër të përpjekjeve për të garantuar qëndrueshmërinë fiskale dhe për të mbështetur reformat e ardhshme në këtë sektor. Në programin e reformave ekonomike 2026-2028, thuhet se në vitin 2025, me asistencë teknike nga Banka Botërore, është realizuar një analizë e detajuar duke përdorur modelin PROST (Pension Reform Options Simulation Toolkit) (Instrumenti i Simulimit të Opsioneve për reformën e pensioneve. Modeli PROST është një model kompjuterik që ndihmon qeverinë të kuptojnë si do të evoluojë sistemi i pensioneve në dekadat e ardhshme, sa do të kushtojë ai për buxhetin e shtetit, dhe çfarë ndodh nëse ndryshohen politikat (mosha e pensionit, kontributet, indeksimi, etj.). PROST kombinon...