Pensionet drejt rritjes? Tatimet japin sinjalin pozitiv për të moshuarit, zbulojnë shifrat surprizuese

Pensionet drejt rritjes? Tatimet japin sinjalin pozitiv për të moshuarit, zbulojnë shifrat surprizuese

Skema e pensioneve po përfiton nga zgjerimi i bazës së kontribuesve dhe rritja e pagave, duke reflektuar një përmirësim të mbledhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas të dhënave zyrtare, Administrata Tatimore mbledh rreth 96% të totalit të të ardhurave nga kontributet, një tregues i forcimit të administrimit tatimor dhe formalizimit të tregut të punës. Rritja e të ardhurave nga kontributet mbështetet kryesisht në rritjen e pagave në administratën publike, e shoqëruar me zgjerimin e fondit të pagave edhe në sektorin privat, si dhe në masat e ndërmarra në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit për vitin 2025, të orientuara drejt mirëadministrimit tatimor dhe aksioneve ndaj nëndeklarimit të pagave si dhe vendosja e pagave të referencës në sektorin e turizmit...