“Një nga arsyet e forta është…”/ Biletat e autobusëve, eksperti i ekonomisë: Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë
Eksperti i ekonomisë thotë se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë për të ulur komisionet që mbajnë bankat për pagesat me kartë. “Komisionet shkojnë nga 2-3%, por këtu ka vend për ndërhyrje nga institucionet për të ulur komisionet brenda vendit sic ka ndodhur me komisionet e SEPA”, thotë Sefa. Eksperti i Sefa thotë se kalimi nga pagesa me lekë në dorë tek ato me kartë bëhen për të formalizuar ekonominë. “Janë disa procese që duhen kryer edhe në kuadër të integrimit, dhe digjitalizimi në tërësi është një kërkesë e BE-së. Një nga arsyet e forta është edhe informaliteti i lartë që ta formalizojë këtë sektor, rreth 30-40% e sektorit është në informalitet”, thotë Sefa.
Burimi:
sot.com.al