Nga publikimi i të dhënave pa pëlqim te mungesa e sigurisë, gjoba deri në 360 mijë euro për kompani
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur sanksione administrative me vlerë totale rreth 1 milion euro ndaj tre kompanive private, në një nga veprimet më të mëdha ndëshkuese që prej hyrjes në fuqi të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Masat janë marrë pas hetimeve administrative të zhvilluara gjatë muajve të fundit mbi zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji i ri, i cili përafron legjislacionin shqiptar me standardet evropiane të mbrojtjes së të dhënave. Dy prej vendimeve të publikuara më 12 qershor lidhen me kompanitë e ndërtimit Agi Kons dhe Progeen. Për Agi Kons, Komisioneri vendosi një gjobë prej 24 milionë lekësh për shkelje të neneve 6, 7 dhe 8 të ligjit,...
Burimi:
syri.net