“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë
Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, ka paralajmëruar se muajt në vijim mund të sjellin rritje të kostos së jetesës dhe një inflacion më të lartë, ndonëse sipas tij situata nuk pritet të jetë alarmante. Sipas ekspertit, ndikimi i faktorëve të jashtëm në ekonomi pritet të reflektohet veçanërisht në muajt e ardhshëm, duke ushtruar presion mbi buxhetet familjare dhe fuqinë blerëse të qytetarëve. Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, eksperti Sefa tha: “Turizmi është një nga burimet kryesore të të ardhurave që ne kemi. Sa i përket kostos dhe konsumit, ajo që pritet është që, nuk është se do na rriten pagat me një nivel shumë të lartë, dhe do duhet që të kursejmë disi, dhe kjo do ndikojë në ekonomi duke e frenuar...
Burimi:
javanews.al