Nafta dhe energjia rrisin eksportet, INSTAT: 17 për qind më shumë në muajin prill
Tregtia e mallrave “Made in Albania” i është rikthyer fuqishëm rritjes dyshifërore, duke dhënë sinjale pozitive për ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, eksportet në muajin prill arritën në 35 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ecuri pozitive është regjistruar edhe gjatë periudhës janar-prill, ku vlera e eksporteve ka shkuar në 126 miliardë lekë. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, që kanë ndikuar me 9.8 pikë përqindje. Një zhvillim i rëndësishëm këtë vit është edhe rritja e eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me një ndikim prej 6.6 pikë përqindje. Ndërkohë, sektori fason vijon të ketë një kontribut më të ulët...
Burimi:
javanews.al