Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara

Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara

Pas një fushate informuese që nisi në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar, përmes njoftimeve drejtuar kompanive të ndërtimit nëpërmjet sistemit e-Filing, dhe që zgjati 30 ditë, administrata tatimore ka nisur tashmë kontrollet në terren, duke filluar nga 16 janari 2026. Deri tani nga kontrollet e kryera (dje u ushtruan kontrolle në 9 agjenci imobiliare, ndër më të mëdhatë në vend), rezultoi shkelje si evazion me çmimet e shitjes së apartamenteve, nëndeklarim të pagave për punonjësit etj. Gjatë kontrolleve të ushtruara tatimet sekuestruan edhe kompjutera si bazë të provave materiale për dokumentim të shkeljeve dhe referim të tyre në prokurori. Por në sektorin e ndërtimit sipas administratës tatimore rezulton se janë evidentuar një sërë problematikash. Problematikat kryesore të identifikuara nga Drejtoria e Manaxhimit...