Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Çmimi i naftës në Elbasan ka pësuar sot një rritje të menjëhershme me 10 lekë për litër, duke kapërcyer edhe çmimet e shitjes në Tiranë. Nga një vëzhgim i kryer në disa pika të shitjes me pakicë në Elbasan mesditën e së shtunës një litër naftë ka arritur çmimin deri në 195 lekë. Një ditë më parë, një litër naftë shitej rreth 182-185 lekë, çmim i njëjtë edhe për benzinën. Ndërsa sot, në disa pika karburanti, çmimi është rritur menjëherë me 10 lekë/litër, ç’ka lë dyshime dhe për abuzime nga distributorët e karburanteve. Ndërkohë në kryeqytet nafta vijon të shitet mesatarisht me 182 lekë për litër. Në disa pika karburantesh këtë të shtunë ka një rritje të lehtë deri në 185 lekë. Brenda pak ditësh...