Lufta e Trump dhe Netanyahut thellon krizën e naftës, kaos në shumë vende

Lufta e Trump dhe Netanyahut thellon krizën e naftës, kaos në shumë vende

Tregjet globale të energjisë janë përfshirë nga një destabilizim i paprecedentë, ndërsa operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit kanë hyrë në javën e tyre të dytë. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon 20 për qind e furnizimit botëror, ka bërë që nafta e papërpunuar Brent të kthehet në nivelet më të larta që nga viti 2022, duke u tregtuar me 115.31 dollarë. Ndërkohë, nafta bruto ëest Texas Intermediate ka shënuar një rritje akoma më agresive prej 28 për qind, duke arritur në 116.33 dollarë për fuçi. Kjo rritje galopante po përkthehet në kaos social dhe tragjedi njerëzore në Azinë Jugore. Në Pakistan, ku çmimi i benzinës u rrit me 55 PKR brenda natës duke arritur në 321 PKR për litër, blerjet...