Ligji për investimet e huaja, Dhoma Amerikane ngre alarmin dhe godet qeverinë: Mund të krijojë pasiguri dhe…

Ligji për investimet e huaja, Dhoma Amerikane ngre alarmin dhe godet qeverinë: Mund të krijojë pasiguri dhe…

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka reaguar ndaj draftit të qeverisë për krijimin e një mekanizmi “filtrimi” mbi Investimet e Huaja Direkte (IHD), duke e konsideruar si një nismë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe rendit publik, por me mangësi serioze që, në formën aktuale, mund të dekurajojnë investitorët e huaj dhe të krijojnë pasiguri juridike. Sipas deklaratës zyrtare të AmCham, drafti i paraqitur nuk garanton stabilitetin ligjor dhe ekonomik të nevojshëm për të tërhequr investime cilësore. “Në formën aktuale, ai paraqet një sërë problematikash thelbësore, të cilat rrezikojnë të krijojnë pasiguri juridike, të cenojnë parimin e proporcionalitetit dhe të dekurajojnë investitorët e huaj seriozë”, thuhet në reagim. AmCham nënvizon se procesi i shqyrtimit të investimeve është delikat dhe kërkon bazë të fortë...