Lajm i mirë! Shqipëria realizon 100% masat e kërkuara nga BE, pritet ‘thithja’ e 215 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Lajm i mirë! Shqipëria realizon 100% masat e kërkuara nga BE, pritet ‘thithja’ e 215 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC),  përmbush detyrat për të përthithur të tjera fonde nga BE, përmes Planit të Rritjes për Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024–2027. Kjo Agjenci paraqiti pranë Komisionit Evropian ciklin e tretë të raportimit në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (RGF). Në këtë cikël, Shqipëria do duhej të ndërmerrte masa reformuese të reja me afat qershor-dhjetor 2026, që lidhen me fushat e mjedisit, përmirësimit të klimës së biznesit, të arsimit profesional, digjitalizimit të shërbimeve publike, energjisë dhe shtetit të së drejtës. SASPAC njofton se këto masa janë realizuar në masën 100% për qershorin, madje janë përmbushur përpara kohe edhe 4 hapa të parashikuar për dhjetorin. Vlerësimi i këtyre masave nga Komisioni Evropian do të mundësojë disbursimin...