Kush po e paguan faturën e pensionistëve në Shqipëri?
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatarisht 16,500 lekë ose 526 lekë më të ulëta se ato të vitit 2024. Rënia e pensioneve të reja po ndodh në një moment kur kostot e jetesës po rriten vrullshëm nga çmimet më të larta që krijoi lufta në Ukrainë dhe tani ajo në Iran. Inflacioni i akumuluar i viteve 2022 – 2024 ka gërryer fuqinë blerëse të të gjitha shtresave, por pensionistët janë ndër më të ekspozuarit, sepse nuk kanë asnjë mekanizëm tjetër kompensimi, pasi ata nuk mund të kërkojnë rritje page, nuk mund të ndryshojnë punë, nuk mund të negociojnë. Efekti i drejtpërdrejtë i kësaj mase të ulët pensioni është varfëria e moshës së tretë, pasi pagesat e viteve të fundit nuk mbulojnë...
Burimi:
javanews.al