“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

Për herë të parë, nga ky vit, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. “Është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë… këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Ilir Binaj. Nëse paga e tij apo e saj mujore...