Kreditë me probleme arrijnë në 36.9 miliardë lekë, Banka e Shqipërisë thirrje për kujdes në dhënien e huave
Sot, gjithnjë e më shumë qytetarë po hasin vështirësi në shlyerjen e kësteve të kredive. Rritja e çmimeve, kostot e jetesës dhe interesat më të larta të kredive po ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetet familjare. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme ka njohur një rritje të lehtë 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë për shkurtin duke sinjalizuar presionin financiar që po ndjejnë familjet shqiptare. Në vlerë absolute, kreditë me probleme kanë arritur vlerën e 36.9 miliardë lekëve, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Për të mbajtur nën kontroll këtë tregues, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më herët për nevojën e kujdesit në dhënien e kredive, sidomos për blerjen e banesave. Për këtë qëllim...
Burimi:
top-channel.tv