Konkursi ndërkombëtar i projektimit, Rama: Një shtëpi të re për fëmijët pa prindër dhe kompleks për inspektoriatet shtetërore
Ka nisur faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore”, ku studiot finaliste prezantojnë konceptet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, e cila do të përzgjedhë projektin fitues bazuar në vlera arkitekturore dhe sociale. Në hapjen e kësaj faze Kryeministri Edi Rama i pranishëm, theksoi rëndësinë e këtij konkursi në zhvillimin e hapësirave publike dhe promovimin e arkitekturës bashkëkohore në funksion të interesit publik. “Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve dhe me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin...
Burimi:
top-channel.tv