Konfindustria kërkesë qeverisë: Të mos varemi tek importi, të nisë ndërtimi i impiantit të përpunimit të naftës në vend

Konfindustria kërkesë qeverisë: Të mos varemi tek importi, të nisë ndërtimi i impiantit të përpunimit të naftës në vend

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë sa më shpejt ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës vendore, duke e konsideruar këtë hap si mënyrën më efektive për të përballuar pasojat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare nga konfliktet në Gjirin Persik. Në një njoftim për shtyp, Konfindustria thekson se për realizimin e këtij projekti duhet të ndryshohet Buxheti 2026, për të përfshirë investimin shtetëror në ndërtimin e impiantit. Gjithashtu, organizata kërkon përmirësimin e strukturës së prodhimit, tregëtimit, ngarkesës fiskale dhe eliminimin e monopolizimit të tregut të hidrokarbureve. “Në kushtet kur Shqipëria zotëron rezerva të konsiderueshme nafte, është krejtësisht e papranueshme që vendi të mbetet i varur nga importet dhe lëvizjet ndërkombëtare të çmimeve”, thekson njoftimi. Çmimi i naftës në tregun shqiptar po shkon drejt...