Kompensimi për fëmijët nga DIVA, Tatimet pyetësor online për verifikimin e kushteve të përfitimit

Kompensimi për fëmijët nga DIVA, Tatimet pyetësor online për verifikimin e kushteve të përfitimit

Administrata Tatimore njoftoi se ka vënë në dispozicion një shërbim të ri në web, i cili ju ndihmon të verifikoni nëse përfitoni rimbursim për fëmijët në ngarkim nën 18 vjeç dhe për shpenzimet arsimore. Tatimet sqarojnë se përmes një pyetësori të shkurtër dhe të thjeshtë individët e interesuar, mund të marrin menjëherë një përgjigje orientuese nëse plotësojnë kushtet për përfitim. Për individët që do të rezultojnë përfitues, më tej duhet të aplikojnë për rimbursim, nëpërmjet një kërkesë që plotësohet në e-Filing. Afati për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025 është brenda datës 31 mars 2026. PYETËSORI I TATIMEVE PËR VERIFIKIMIN E KUSHTEVE TË PËRFITIMIT TË KOMPENSIMIT A përfitoj rimbursim për numrin e fëmijëve dhe shpenzimet arsimore në deklaratën DIVA-2025? A keni...