Kompanitë tregtare Guna dhe KAYO marrin 17 milionë euro financime nga buxheti
Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më tani 17 milionë euro financim nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave nga pagesat e thesarit të marra nga Open Spending Albania kompanitë ” Guna Tactical ” dhe “KAYO” janë kontraktuar për një sërë shërbimesh dhe furnizimesh që arrijnë vlerën totale prej rreth 1.64 miliardë lekësh mbi 17 mln euro. Operatori “Guna Tactical” ka qenë pjesë e tre transaksioneve të rëndësishme, duke siguruar një total prej 722,182,335 lekësh. Këto fonde janë alokuar kryesisht për plotësimin e nevojave logjistike të institucioneve të sigurisë, duke përfshirë furnizimin me uniforma dhe veshje të tjera speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si dhe veshje për ushtrinë. Nga ana tjetër, kompania “KAYO” ka përfituar...
Burimi:
syri.net