Ja kur do të rriten pensionet, eksperti zbulon lajmin e mirë për pensionistët, çfarë do të ndodhë në gusht
Përpos rritjes së përshkallëzuar, pensionet në Shqipëri do të indeksohen me 2.2% në muajin gusht të këtij viti. Kjo rritje synon që vlera reale e pensioneve të mos “gërryhet” nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në vend. “Për indeksimin e pensioneve duhet të merren më shumë parasysh mallrat dhe shërbimet që pensionistët konsumojnë më tepër, ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë. Pavarësisht indeksimit, kur dalin në treg për të blerë mallra dhe shërbime, pensionistët penalizohen, sepse ritmi i indeksimit nuk përputhet me ritmin real të rritjes së çmimeve”, u shpreh eksperti i ekonomisë dhe pensioneve, Kujtim Hoxha gjatë një interviste televizive. Megjithatë, edhe pse qëllimi i indeksimit është ruajtja e standardit të jetesës së pensionistëve, duhet pritur rreth gjashtë muaj deri në momentin...
Burimi:
sot.com.al