Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, do diskutojë me studion arkitekturore për investimin në Zvërnec

Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, do diskutojë me studion arkitekturore për investimin në Zvërnec

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë. Ajo është akomoduar fillimisht në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë. Mësohet se Ivanka Trump do të marrë pjesë në një takim me studio arkitekturore. Gjatë këtij takimi do të bisedohet për projektin e një investimi në zonën e Zvërnecit. Burimet thonë se në qendër të diskutimeve do jetë mënyra se si do realizohet ky investim. Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Trump viziton qytetin bregdetar shqiptar.