Inflacioni u rrit në 2,5% në shkurt, ndikim qiratë dhe ushqimet
Rritja e çmimeve të qirave dhe ushqimeve, kanë qenë faktorët kryesor që ndikuan në inflacionin e muajit shkurt 2026, i cili u regjistrua në 2,5%, nga 1,9 % në shkurt 2025. Krahasuar me muajin Janar 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5 për qind. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga grupi “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5,3 %, pasuar nga “sigurime dhe shërbime financiare” me 4,3 %, “argëtim, sport dhe kulturë” me 4,2 %, “restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,4 %, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,3 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,2 % secili, “Shërbimi arsimor” me 1,9 %, dhe “ushqime...
Burimi:
kohajone.com