Individët janë klientët më cilësorë të sektorit bankar, kreditë me probleme ranë në 2.6%

Individët janë klientët më cilësorë të sektorit bankar, kreditë me probleme ranë në 2.6%

Segmenti i individëve ruajti nivelin më të ulët të kredive edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 raporti i kredive me probleme në portofolin e klientëve individë ishte në nivelin 2.6%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 2.9% i një viti më parë. Klientët biznes vazhdojnë të kenë nivele më të larta të kredive me probleme, por gjatë vitit të kaluar përmirësimi në këtë segmenti ishte më i lartë. Raporti i kredive me probleme për bizneset zbriti në 4.7%, nga 5.2% që kishte qenë një vit më parë. Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i...