Indeksimi i pagave të administratës me 2.5% në 2026, për pushtetin vendor rritje deri 10 mijë lekë
Qeveria parashikon për 2026 indeksim të pagave 2.5%, në masë të njëjtë me inflacionin, për të gjithë punonjësit e administratës publike dhe të pushtetit vendor. Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka konkretizuar propozimi për rritjen e pagave për 5 kategori të punonjësve të pushtetit vendor. “Indeksimi i pagave për vitin 2026 bazohet në indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit, të deklaruar/shpallur nga qeveria shqiptare në masën 2.5% dhe do të realizohet për të gjithë nëpunësit/punonjësit në njësitë e vetëqeverisjes vendore, për vitin 2026, njëjtë si edhe për funksionarët/nëpunësit civilë/nëpunësit në të gjitha institucionet e administratës publike”, theksohet ndër të tjera në relacionin e projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31.5.2023, të këshillit të ministrave...
Burimi:
sot.com.al