Ibrahimaj: Nga 1 korriku nis programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, 250 mln euro për bizneset

Ibrahimaj: Nga 1 korriku nis programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, 250 mln euro për bizneset

Nga 1 korriku nis zbatimi i programit të qeverisë “dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të mundësojë kredi të buta për bizneset e vogla dhe të mesme në zgjerimin e aktivitetit të tyre, me fokus edhe bujqësinë. Lajmi u dha nga ministrja Delina Ibrahimaj, e cila thekson se ky program do të shoqërohet edhe me një fushatë ndërgjegjësimi. “Zyrtarisht do të hapë dyert për gjithë sipërmarrjen shqiptare nga data 1 korrik”, tha Ibrahimaj. Sipas saj, programi parashikon një fond prej 250 milionë eurosh, me qëllim rritjen e aksesit në financim dhe forcimin e sipërmarrjes. Gjithashtu, skema përfshin një garanci sovrane në vlerën e 30 milionë euro, e cila synon të ulë riskun dhe të mundësojë kredi me norma interesi të favorshme nga 2 deri 3%....