Gjykata amerikane vendos: Të sekuestrohen asetet e qeverisë Rama me vlerë 13 mln dollarë

Gjykata amerikane vendos: Të sekuestrohen asetet e qeverisë Rama me vlerë 13 mln dollarë

Pasi ka humbur 130 milionë euro në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, qeveria e Edi Ramës do të detyrohet të paguajë edhe 13 milionë dollarë për një tjetër kompani pas një gjyqi të humbur në arbitrazh. Një gjykatë amerikane në Uashington ka vendosur se kompania Omni Bridgeway ka të drejtë të konfiskojë asetet e qeverisë shqiptare pasi ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 13 milionë dollarë. "Një gjyqtar federal në Uashington, D.C., pranoi të lejojë financuesin e çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway të sekuestrojë asetet që i përkasin qeverisë shqiptare, ndërsa kjo e fundit synon të zbatojë një vendim arbitrazhi që tani vlen rreth 13 milionë dollarë," raportojnë mediat amerikane. Qeveria e Edi Ramës e ka injoruar prej vitesh një vendim të tillë, ndërsa...