Fshihen 28.8 mln euro gjoba të papaguara deri në 2024, përfitojnë rreth 17 mijë biznese

Fshihen 28.8 mln euro gjoba të papaguara deri në 2024, përfitojnë rreth 17 mijë biznese

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve të papaguara deri në 2014, faljes së tyre me kusht nëse paguhet deri 75% e principalit, ligji i faljes parashikon edhe fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet e papaguar për vitet 2020 deri dhjetor 2024. Administrata tatimore njoftoi se deri tani kanë përfituar 15,715 tatimpagues, me 28.8 milionë euro detyrime të fshira/shuara. Procesi përfshin fshirjen e gjobave për mosdeklarim në afat, të llogaritura deri më 31 dhjetor 2024 dhe të gjobave për dorëzimin me vonesë të vendimit për destinimin e rezultatit dhe pasqyrave financiare, për detyrimet e llogaritura deri më 31 dhjetor 2024. Konkretisht ligji parashikon që detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën...