Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Fajin e ka “superleku”. Pasi “ngritën kokë” në tetor, eksportet iu rikthyen tatëpjetës në nëntor
Eksportet iu rikthyen tatëpjetës në nëntor. Pasi “ngritën kokë” në tetor, muajin e shkuar kompanitë shqiptare çuan në tregjet e huaja mallra me vlerë vetëm 28 miliardë lekë nga mbi 30 miliardë nëntorin e 2024. Marrë që nga fillimi i vitit, rezulton se kompanitë shqiptare kanë shitur 24 miliardë lekë më pak mallra në tregjet e huaja, shkruan A2. Me kursin aktual të këmbimit, humbjet përllogariten në rreth 250 milionë euro. Zef Preçi, ekspert për ekonominë, thotë: “Efektet nga “superleku” po vijojnë duke mbajtur në krizë eksportet shqiptare. Duhet kohë e gjatë për të dalë nga kjo situatë. Nga ana tjetër, turizmi nuk po i jep hov prodhimit vendas, duke bërë që eksportet e këtyre kategori produktesh të tkurren”. Rënia më e fortë e eksporteve...