Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro ka humbur pikë përballë monedhës tonë kombëtare, dhe në kursin zyrtar të Bankës Qendrore këmbehet me 96.1 lekë. Rënia e monedhës Europiane është pjesë e një cikli më të gjerë të dobësimit të disa monedhave kryesore kundrejt lekut. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të mëtejshme, duke u këmbyer me 82.6 lekë, ose 0.3 lekë më pak se në përditësimin e mëparshëm. Ndërkohë, në të njëjtën linjë kanë lëvizur edhe dollari australian, dollari kanadez dhe juani kinez, të cilat gjithashtu kanë shënuar rënie të lehtë në raport me monedhën shqiptare. Forcimi relativ i lekut është lidhur shpesh me disa faktorë, mes tyre rritja e hyrjeve valutore nga turizmi, investimet e huaja direkte, si dhe remitancat nga emigrantët. Ky trend ka ndikime të ndryshme...