Euro në minimum historik, Tabaku: Shqiptarët po paguajnë çmimin e parave të pista
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish për zhvlerësimin historik të euros. Ajo tha se forcimi i pazakontë i lekut nuk mund të shpjegohet vetëm me turizmin, investimet e huaja apo remitancat, por lidhet me hyrjen e parave të pista në ekonominë shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se euro ka arritur nivelin më të ulët historik që nga futja e saj në ekonominë shqiptare, ndërsa, sipas saj, qeveria nuk mund ta mohojë më këtë fenomen. “Zhvlerësimi i euros me pothuajse një të tretën e vlerës dhe fakti që sot euro ka kapur minimumin historik që prej prezantimit të saj në ekonominë shqiptare, është një fakt që nuk e mohon dot askush, as qeveria”, u shpreh Tabaku. Deputetja...
Burimi:
sot.com.al