Euro e mbyll javën sërish në rënie, arrin minimum të ri historik në 95.34 lekë

Euro e mbyll javën sërish në rënie, arrin minimum të ri historik në 95.34 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me lekun e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.34 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 3.3%. Ashtu siç edhe pritej, tremujori i dytë i vitit i ka forcuar edhe më shumë presionet zhvlerësuese mbi Euron. Kjo tendencë është e lidhur me rritjen e flukseve valutore hyrëse. Sipas agjentëve të këmbimit, oferta valutore në treg është e bollshme, ndërsa kërkesa nuk shfaq luhatje të mëdha. Banka e Shqipërisë po vazhdon të luajë një rol...