E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset. Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/” Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ. “U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është...