Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta-perimesh

Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta-perimesh

Gjashtë kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet e blerjes, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar një rritje deri në 115%. Ky është rezultati i një hetimi që ka zgjatur 2 vite nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka monitoruar tregun në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar. Njoftimi i plotë i Autoritetit të Konkurrencës Autoriteti i Konkurrencës përfundoi vlerësimin e praktikave në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorimin e tregut, hetimin...