Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Çfarë kërkojnë investitorët në 2026? Fokus te inteligjenca artificiale, teknologjia dhe transparenca
Start Up Albania ka bërë një publikim në rrjetet sociale, ku evidenton kriteret kryesore që investitorët po kërkojnë në vitin 2026, në një kohë kur tregu po bëhet gjithnjë e më selektiv ndaj startup-eve. Sipas këtij publikimi, fokusi është zhvendosur nga idetë teorike drejt vlerës reale dhe produkteve që arrijnë të funksionojnë dhe të pozicionohen në treg. Një nga pikat kryesore lidhet me përputhjen mes produktit dhe tregut. Investitorët kërkojnë zgjidhje konkrete për probleme reale, të ndërtuara mbi një kërkesë të verifikuar dhe një treg të validuar, që garanton potencial rritjeje dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Po aq e rëndësishme është edhe performanca e matshme e startup-eve. Përdorues aktivë, klientë që paguajnë dhe rritje e qëndrueshme janë treguesit që dëshmojnë nëse një biznes është në rrugën e...