Bypass-i i Tiranës merr formë, ARRSH “ndez motorët” për fazën e tretë!

Bypass-i i Tiranës merr formë, ARRSH “ndez motorët” për fazën e tretë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit për këtë kontratë është parashikuar në vlerën e 2.5 miliardë lekëve. Sipas ARRSH, procedura e prokurimit pritet të hapet gjatë muajit të ardhshëm, pasi të përfundojnë diskutimet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për elementët fundorë, që kanë nevojë për saktësim. Ndërkohë, punimet kanë nisur tashmë në dy fazat e para të bypass-it. ARRSH raportoi se realizimi fizik i punimeve ka arritur në rreth 18-20%, ndërsa aktualisht po kryhen gërmimet, skarifikimi dhe mbushjet për formimin e trupit të rrugës. Po ashtu vijon...