Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës është mbledhur sot, ku ka vendosur kufijtë e rinj të çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës në vend. Sipas vendimit, çmimi maksimal i gazoilit i standardit SSH EN 590 është caktuar në jo më shumë se 185 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa në shumicë jo më shumë se 173 lekë për litër. Ndërkohë, benzina e standardit SSH EN është përcaktuar me një tavan prej 173 lekësh për litër në shitje me pakicë dhe 161 lekë për litër në shumicë. Njoftimi: Bordi i Transparencës në datë 29 maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com