Blushi prezanton pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve

Blushi prezanton pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka depozituar sot në Kuvend një projektligj për uljen e çmimit të karburanteve, një iniciativë që synon mbrojtjen e buxheteve familjare dhe lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë. Sipas Tedi Blushit, kreut të grupit parlamentar, projektligji është pjesë e një serie nismash me karakter social, pas dy projektligjeve të mëparshme për uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe për sigurinë ushqimore, të cilat sipas tij u rrëzuan nga mazhoranca aktuale. Blushi theksoi se situata e çmimeve të karburanteve në Shqipëri është e rëndë, duke pasur parasysh se çmimet lokale janë ndër më të lartat në rajon, ndërkohë që fuqia blerëse e qytetarëve është e ulët. Ai shtoi se mbi 60% e çmimit të karburanteve përbëhet nga...