Blerja e shtëpisë bëhet më e vështirë/ Bankat ‘dorështrënguara’ rrisin kërkesat për kolateral
Bankat po u kërkojnë më shumë kolateral qytetarëve që kërkojnë të marrin kredi për blerje banese. Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se huaja për blerje shtëpie do të jetë e vështirë edhe për vitin 2026 për shkak edhe të kufizimeve që ka caktuar banka prej korrikut të vitit të kaluar. Edhe 2026-ta pritet të jetë e vështirë për të gjithë qytetarët që kërkojnë të blejnë shtëpi përmes një kredie bankare. Në raportin e Bankës së Shqipërisë thuhet se viti 2025 është mbyllur me shtrëngim të kushteve që aplikojnë bankat për aprovimet e kredive për blerje banese, ndikuar edhe prej kufizimeve që janë vënë nga banka qendrore prej 1 korrikut 2025. “Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë...
Burimi:
sot.com.al