Biznesit i fshihen borxhet tatimore e doganore deri në 2014, lehtësime për 2015–2024

Biznesit i fshihen borxhet tatimore e doganore deri në 2014, lehtësime për 2015–2024

Ekonomi E Shtunë, 3 Janar 2026 10:11 Rreth 202 387 tatimpagues debitorë ndaj administratës tatimore dhe doganore, me detyrime të papaguara në vlerën 162,5 miliardë lekë deri më 31 dhjetor 2024, përfitojnë nga ligji i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 janari, i cili parashikon fshirjen, shuarjen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të bizneseve. Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat. Në këtë skemë nuk përfshihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat ligji parashikon vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31...