Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma fillimisht për shtresat në nevojë

Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma fillimisht për shtresat në nevojë

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët foli për rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e administrimit fiskal gjatë tremujorit të parë të vitit. Ministri u pyet nga gazetarja e Top Channel, Marinela Lina se si do të veprohet me bizneset që kërkojnë lehtësira për karburanteve, ku u përgjigje se ndihma fillimisht do të jetë për shtresat në nevojë. Pyetje nga gazetarja Marinela Lina: 12 shoqata të bizneseve një javë më parë ngritën shqetësimin e rritjes së kostove për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, duke kërkuar rishikim taksash ose subvencionim, përndryshe do të rrisin çmimet. I keni marrë parasysh? Ministri Petrit Malaj: Në dijeninë time ka një diskutim mes grupeve të interesit, shoqatës së transportuesve, Ministrisë së Ekonomisë,...