Bankat/ Ekspertja: Paraja dixhitale do të vijë si një mjet plotësues i parasë fizike dhe jo si një zëvendësuese e saj

Bankat/ Ekspertja: Paraja dixhitale do të vijë si një mjet plotësues i parasë fizike dhe jo si një zëvendësuese e saj

Bota financiare po kalon një revolucion të heshtur që rrezikon të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me paranë. Dhjetëra banka qendrore në mbarë globin, përfshirë ato në Frankfurt, Uashington, Londër dhe Kinë, po përgatiten për emetimin e monedhave dixhitale shtetërore. Ky proces ka ngjallur frikë dhe skepticizëm të madh te qytetarët, të cilët i druhen krijimit të një shoqërie distopike të kontrolluar nga një 'Big Brother' financiar, i cili mund të gjurmojë çdo lëvizje monetare nga individët deri te shtetet. Megjithatë, ekspertja e sistemit financiar, Anjeza Beja, e ftuar në emisionin “Syri i Botës” me Dori Dakën në Syri tv, sqaron se monedhat dixhitale të bankave qendrore nuk duhen ngatërruar me kriptomonedhat e njohura si Bitcoin. Ato janë thjesht një formë dixhitale e...