Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një konsultim publik, duke ftuar qytetarët në të gjithë Evropën të japin mendimet e tyre deri më 21 shtator 2026. Propozimet e përzgjedhura janë rezultat i një konkursi dizajni në nivel të Bashkimit Evropian, ku u paraqitën më shumë se 1,200 aplikime nga dizajnerë grafikë. Kartëmonedhat aktuale euro do të vazhdojnë të ruajnë vlerën e tyre dhe do të qarkullojnë paralelisht me serinë e re. Ky do të jetë ridizajnimi i parë i plotë i kartëmonedhave euro që prej futjes së tyre në qarkullim në vitin 2002. Ndër propozimet e përzgjedhura përfshihen figura të njohura historike dhe kulturore, si Maria Sklodowska...
Burimi:
syri.net