Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025
Banka e Shqipërisë fitoi pothuajse 123 milionë euro nga rritja e çmimeve të arit vitin e kaluar. Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, e ardhura vjetore nga rivlerësimi i rezervës së arit arriti në rreth 11.87 miliardë lekë për vitin 2025. E ardhura nga ndryshimi në vlerën e drejtë të arit monetar u rrit me 109% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në nëntor dhe dhjetor 2025 Banka e Shqipërisë vendosi gjithashtu edhe rritjen e rezervave të arit, duke blerë sasi të reja për një vlerë totale prej 2.98 miliardë lekësh. Rritja e vlerës së rezervave ekzistuese dhe zgjerimi i tyre solli një rritje të ndjeshme të rezervave të arit të Bankës Qendrore gjatë vitit të kaluar. Gjithnjë duke iu referuar pasqyrave...
Burimi:
javanews.al