Banka e Shqipërisë licencon zyrtarisht edhe degën e bankës turke Ziraat

Banka e Shqipërisë licencon zyrtarisht edhe degën e bankës turke Ziraat

Banka e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme se ka licencuar degën e bankës turke Ziraat për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Shqipëri. Megjithëse vendimi u shpall vetëm sot, sipas njoftimit zyrtar, ai është marrë në mbledhjen e datës 6 maj 2026, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë dhënien e licencës për ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare degës së bankës së huaj “Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania”. Miratimi paraprak për licencim ishte dhënë në gusht të vitit të kaluar, me vendimin 38/2025 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, në përputhje me dokumentacionin e paraqitur në Bankën e Shqipërisë, është shqyrtuar aplikimi i “Degës së Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” për pajisjen me licencë për...