Autoriteti i Konkurrencës, asnjë konkluzion për indeksimin e çmimeve nga operatorët e komunikimeve

Autoriteti i Konkurrencës, asnjë konkluzion për indeksimin e çmimeve nga operatorët e komunikimeve

Hetimi i Autoritetit të Konkurrencës ndaj operatorëve celularë nuk ka arritur në asnjë përfundim lidhur me praktikën e indeksimit vjetor të çmimeve. Megjithëse kjo ishte një ndër çështjet e hetimit të thelluar, vendimi i Komisionit të Konkurrencës nuk përmban asnjë konkluzion mbi këtë praktikë. Në muajin prill të këtij viti, “Monitor” i ishte drejtuar me një kërkesë zyrtare Autoritetit të Konkurrencës, për të marrë një qëndrim prej këtij institucioni lidhur me faktin nëse praktika e indeksimit automatik të çmimeve të shërbimeve të komunikimeve elektronike shtron probleme që lidhen me të drejtën e konkurrencës. Në përgjigjen për “Monitor”, Autoriteti i Konkurrencës shprehej se çështja ishte nga elementët e hetimit të thelluar që ky institucion ka hapur në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. “Në këtë kuadër,...