ARRSH hap garën për rrugën lidhëse me Arbrin, fondi 5.2 mln euro
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 5.2 milionë euro pa TVSH, për të lidhur Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit. Afati për të marrë pjesë në garë për “Ndërtimin e rrugës lidhëse të unazës verilindore me rrugën e Arbrit” është 5 gushti 2026. Rruga ekzistuese me gjatësi tre kilometra thuhet në dokumentet e tenderit edhe pse është një nyje strategjike dhe ka fluksit të lartë të lëvizjes së automjeteve, është e dëmtuar. “Rruga “Myslym Keta” është një arterie kyçe brenda Njësisë Administrative 4 në Tiranë, që lidh dy rrugë të rëndësishme, Rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe Rrugën “Arbrit.” Segmenti rrugor i marrë në studim ka një gjatësi rreth 3000 metra linearë dhe një gjerësi që varion nga 7 deri në 10 metra. Aktualisht,...
Burimi:
sot.com.al