Ankimohet në KPP tenderi 940 mijë euro për projektin e stacionit hekurudhor në Rinas

Ankimohet në KPP tenderi 940 mijë euro për projektin e stacionit hekurudhor në Rinas

Procedura e prokurimit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Sipas të dhënave të procedurës, ankimi është paraqitur për procesin e vlerësimit të ofertave, pas mbylljes së tenderit të zhvilluar nga Hekurudha Shqiptare. Procedura u shpall më 4 maj 2026 dhe afati për dorëzimin e ofertave përfundoi më 3 qershor 2026. Fondi limit i kontratës është 91.6 milionë lekë, ose rreth 940 mijë euro. Objekti i kontratës Kontrata është parashikuar të realizohet me formulën “çelësa në dorë”, ku operatori fitues do të ketë përgjegjësinë si për projektimin e detajuar ashtu edhe për ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të aeroportit. Sipas termave të...