Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit
Administrata Tatimore ka nisur identifikimin dhe njoftimin zyrtar të tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga masat lehtësuese të parashikuara në kuadrin e ri ligjor për fshirjen e detyrimeve. Ky proces bazohet në zbatimin e ligjit të ri për rregullimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të prapambetura. “Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, janë identifikuar dhe njoftuar tatimpaguesit që nuk përfitojnë nga masat lehtësuese të parashikuara në këtë ligj.”, thuhet në njoftim. Kategoritë që përjashtohen nga përfitimet e ligjit Njoftimi specifikon dy raste kryesore ligjore ku subjektet skualifikohen automatikisht nga skema e fshirjes ose shuarjes së borxheve operative. Rasti i parë lidhet me procedimet penale apo hetimet...
Burimi:
javanews.al